Sport

Zlatan Ibrahimovic kritikon Balotellin, italiani i përgjigjet me një foto provokuese...

Suedezi ka thënë, se sulmuesi italian i Adana Demirspor ka humbur mundësitë që ka pasur në karrierën e tij

16 Tetor 2023, 20:28 Nga DOSJA

ITALI - Zlatan Ibrahimovic ka bërë kritika për mënyrën se si Mario Balotelli e menaxhoi karrierën e tij, por nuk mbeti pa përgjigje. 

Sulmuesi 33-vjeçar italian, i cili luajti me suedezin te Interi në vitet 2008 dhe 2009, i 'hodhi' një foto të Champions League, një kompeticion që 'Ibra' nuk e fitoi kurrë.

Gjithçka nisi pas një deklarate të Ibrahimovic-it, i cili i pyetur për cilësinë e yllit të Milanit, Rafael Leão, kërkoi që të shmangen krahasimet me Balotellin. "Ai kishte kaq shumë mundësi për të eksploruar dhe ndryshuar të ardhmen e tij, por i humbi të gjitha. Ka shumë të rinj që i presin ato mundësi, por ai kishte shumë prej tyre dhe i humbi ato. Kjo është e vërteta." 

Balotelli, i cili tani luan për skuadrën turke Adana Demirspor, i është përgjigjur në rrjetet sociale me një foto të tij, duke mbajtur trofeun e Champions League, të fituar nga Interi dhe madje ka shkruar emrin e 42-vjeçarit suedez, i cili së fundmi u tërhoq nga futbolli.

Zlatan Ibrahimovic kritikon Balotellin, italiani i përgjigjet me një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll