Sport

Alternativa / Dani Alves mund të deklarohet fajtor, për të ulur sa më shumë dënimin…

Sipas 'El Español', mbrojtja e futbollistit brazilian po planifikon një mënyrë për të reduktuar kohën e Alves në burg, Brians 2.

15 Tetor 2023, 10:00 Nga DOSJA
Alternativa / Dani Alves mund të deklarohet fajtor, për të ulur

SPANJE - I arrestuar që nga mesi i janarit, pasi u akuzua për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në klubin e natës Sutton në Barcelonë, më 30 dhjetor 2022, Dani Alves po kërkon një mënyrë për të reduktuar sa më shumë kohën që mundet që po kalon në burgun e Brians 2. Futbollisti brazilian 40-vjeçar aktualisht po përballet me një dënim nga 8 deri në 10 vjet.

Sipas 'El Español', mbrojtja e ndërkombëtarit brazilian po përpiqet të arrijë një marrëveshje me sistemin e drejtësisë spanjole për të liruar klientin e saj. Megjithatë, sipas të njëjtit burim, Dani Alves fillimisht do të duhet të pranojë fajësinë për akuzën dhe të dëmshpërblejë viktimën e pretenduar për dëmin e shkaktuar, pasi tashmë ka ndryshuar versionin e tij pesë herë, duke mbrojtur gjithmonë pafajësinë e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll