Sport

Vazhdon skandali i basteve në Itali. Emri i katërt është ‘perla’ e Jose Mourinhos...

Vargu i pezullimeve për shkak të basteve u hap nga Nicolo Fagioli, mesfushor i Juventusit

14 Tetor 2023, 18:32 Nga DOSJA
Vazhdon skandali i basteve në Itali. Emri i katërt është

ITALI - Pas 22-vjeçarit të Juventusit, dy emra të mëdhenj në Itali, janë thirrur nga policia, që u përjashtuan edhe nga kombëtarja. Bëhet fjalë për Nicolo Zaniolo dhe Sandro Tonalin, futbollistë të Aston Villas dhe Newcastle, dy skuadra që luajnë në Premier League .

Dy lojtarët u thirrën pikërisht gjatë kampit stërvitor që kombëtarja italiane po zhvillonte  në kompleksin federal në “Coverciano”. Hetimi pritet të zgjidhet në ditët në vijim, sipas Federatës Italiane të Futbollit .

Fabrizio Corona, specialisti italian, ka bërë publik emrin e katërt të bastvënësve të dyshuar. Sipas mediave nga gadishulli, në skandal do të përfshihej Nicola Zalewski, ‘perla’ 21-vjeçare e Jose Mourinhos në sulmin e AS Roma.

Zalewski është një produkt i rritur nga AS Roma. I lindur në Itali, në Tivoli nga prindër polakë, sulmuesi i Romës vendosi të përfaqësojë kombëtaren polake , për të cilën ka luajtur në 12 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2023, 15:00

Sa para fiton Lionel Messi në vit?

SHBA - ‘Forbes’ ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në botë, një listë që pëson ndrys...