Sport

Koeman për Greqinë: "Ata do të hynë në fushë, duke i marrë “erë gjakut"...

Ronald Koeman foli për mediat e vendit të tij, pas humbjes nga Franca dhe theksoi se barazimi nuk do të jetë një rezultat i keq ndaj Greqisë, pasi ata do të hyjnë në lojë, duke i marrë “erë gjakut”.

14 Tetor 2023, 16:42 Nga DOSJA
Koeman për Greqinë: "Ata do të hynë në fushë,

HOLANDE - Trajneri i kombëtares holandeze, Ronald Koeman, mori pjesë në konferencën për shtyp, pas ndeshjes kundër Francës dhe humbjes 2-1 të skuadrës së tij në shtëpi nga Franca. Ai natyrisht foli edhe për ndeshjen e ardhshme të “Portokallinjve” ndaj helenëve.

Trajneri holandez tha se me një fitore, skuadra e tij mund të pastrojë rastin e kualifikimit, megjithatë ai shtoi se barazimi nuk do të ishte rezultat i keq, pasi “Portokallinjtë” e kanë mposhtur kombëtaren greke në shtëpi. Sidoqoftë ai u shpreh se pret që skuadra e Poget të jetë veçanërisht fort "e egër" në ndeshje.

Çfarë tha Koeman për ndeshjen kundër Greqisë? “Nëse fitojmë kundër grekëve, kemi një shans shumë të mirë që të përfundojmë në vendin e dytë. Një barazim nuk do të ishte keq, sepse kemi fituar kundër tyre në shtëpi. Kështu, në rast barazimi, rezultatet në ndeshjet mes nesh do të jetë në favorin tonë. Nëse humbim, mendoj se do të jenë lojëra emocionuese në muajin e ardhshëm”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2023, 15:00

Sa para fiton Lionel Messi në vit?

SHBA - ‘Forbes’ ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në botë, një listë që pëson ndrys...