Sport

'Radarët' e Ajax-it drejt ndihmësit të Ten Haag, për stolin e “Harkëtarëve”

Rasti i Mitchell van der Haach, ndihmës trajner te Manchester United, është duke u kontrolluar, sipas “Athletic”, për zëvendësimin e mundshëm të Stein nga Ajax.

14 Tetor 2023, 16:23 Nga DOSJA
'Radarët' e Ajax-it drejt ndihmësit të Ten Haag,

HOLANDE - Ajax po kalon një periudhë mjaft të vështirë, duke pasur një nga startet më të këqija në historinë e tij. 

Por nuk janë vetëm rezultatet, ”Harkëtarët” janë në zonën e rënies, por edhe imazhi i skuadrës së Maurice Stein është shqetësues, me drejtuesit e klubit që tashmë po mendojnë largimin e tij.

Në fakt, siç raporton “Athletic”, Ajax ka vendosur në radarin e tij për udhëheqjen teknike të skuadrës Mitchell van der Haag, i cili aktualisht është asistent i Eric Ten Haag te Manchester United. Në fakt, i njëjti publikim shton se 51-vjeçari do të jetë sugjerimi nr.1 i këshilltarit të skuadrës, Louis van Gaal.

Der Haach është krahu i djathtë i bashkatdhetarit të tij te “Djajtë e Kuq”, pasi ata kanë rreth katër vite bashkë, natyrisht duke kaluar edhe nga Ajax, të cilët e vlerësojnë shumë.

Bazuar në të njëjtat informacione, megjithatë, drejtuesit e skuadrës së Amsterdamit nuk janë ende të bindur se duhet të shkarkojnë Stein por dhe nuk ka gjasa që ta mbajnë atë në krye deri në verë, përpara se të vazhdojnë me një rindërtim të plotë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2023, 15:00

Sa para fiton Lionel Messi në vit?

SHBA - ‘Forbes’ ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në botë, një listë që pëson ndrys...