Sport

Në moshën 34-vjeçare, Toni Kroos mund të arrijë një transferim spektakolar...

Toni Kroos (33 vjeç) ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe mund të arrijë një transferim spektakolar vitin e ardhshëm.

14 Tetor 2023, 18:18 Nga DOSJA
Në moshën 34-vjeçare, Toni Kroos mund të arrijë

SPANJE - Toni Kross mund të përfundojë në Manchester City! Gjermani është një nga lojtarët më të vjetër në skuadrën e Real Madridit. Ai ka gati 10 vite në “Bernabeu”, por mund të largohet, pasi marrëveshja e tij me klubin i vjen fundi.

Kroos do të mbushë 34 vjeç më 4 janar, dhe mund të arrijë një transferim spektakolar, teksa përflitet kampionët evropianë të Manchester Cityt, shkruajnë spanjolët nga “Mundo Deportivo”.

“Çelësi” i këtij transferimi do të ishte Pep Guardiola, i cili e njeh shumë mirë Toni Kroos. Të dy punuan së bashku në Bayern Munich në sezonin 2013-2014. Sipas burimit të cituar, Manchester City do të ishte i gatshëm t'i ofronte Kroos një pagë prej 15 milionë eurosh për ta transferuar atë.

Këtë sezon, Toni Kroos ka bërë 11 ndeshje për Real Madridin, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asistime. Te Real Madrid, Kroos ka luajtur 428 ndeshje dhe shënuar 28 herë, shifër së cilës i shtohen edhe 91 asistime. Faqet e specializuara e vlerësojnë mesfushorin gjerman me përvojë në 15 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2023, 15:00

Sa para fiton Lionel Messi në vit?

SHBA - ‘Forbes’ ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në botë, një listë që pëson ndrys...