Sport

“Euro 2024”/ Bonaventura, dopiedë Berardi, shënon edhe Frattesi: Italia e Spallettit e nis me "poker", 4-0 me Maltën!... (video)

Në Bari, Bonaventura hap lojën me një margaritar, më pas vjen sulmuesi i Sassuolos dhe Frattesi mbyll rezultatin: “Azzurrët” me Ukrainën në renditje me nga 10 pikë.

15 Tetor 2023, 06:00 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Bonaventura, dopiedë Berardi, shënon edhe

ITALI - ‘Azzurrët’ e Spallettit i përgjigjen me një fitore të qartë, kaosit të shkaktuar nga rasti i basteve. Në raundin e pestë të Grupit “C” të kualifikueseve të “Euro 2024”,  Italia mundi Maltën me rezultatin 4-0 dhe me një ndeshje më pak duke kapur Ukrainën në renditje me 10 pikë. 

Në San Nicola, kombëtarja e Italisë ecën përpara, luan mirë dhe bën dallimin në teknikë.  Pas një traversë nga Mancini, Bonaventura (22') zhbllokon ndeshjen me një margaritar nën traversë. Më pas Berardi (46' dhe 64’) shënon një gol të madh dhe Frattesi plotëson ‘pokerin’ në kohën shtesë. 

Pas shpërthimit të çështjes së basteve dhe bastisjes së policisë në “Coverciano” për Tonalin dhe Zaniolon, Italia e Spallettit ktheu faqen, duke u kundërpërgjigjur në fushë. Dhe këtë e bën në mënyrën më të mirë: duke fituar. Kundër Maltës, “azzurrët” kishin nevojë për magjinë e Bonaventuras dhe Berardit për të drejtuar ndeshjen dhe për të marrë më të mirën.

Por i gjithë reagimi i grupit, pas kaosit të shkaktuar nga thashethemet, hetimet dhe dyshimet e ditëve të fundit, ishte një shenjë shumë pozitive për t’u regjistruar. Si në renditjen për “Euro 2024”, ashtu edhe për projektin e trajnerit Spalletti. Katër gola dhe tre pikë për të rikthyer vëmendjen tek ajo që po ndodh në fushë dhe për të parë përpara. 

I detyruar për të fituar, në “San Nicola” Spalletti u paraqitet me një vendosje solide 4-3-3 në prapavijë, dinamike në mesfushë dhe teknike përpara. Donnarumma pati përpara në mbrojtje Darmian, Mancini, Bastoni dhe Dimarco. Në mesfushë ishin Barella, Locatelli dhe Bonaventura, që mbështesnin treshen e re Berardi-Raspadori-Kean. Me një ritëm të ulët,

Italia shtypi menjëherë lart, dribloi me saktësi në zonën e ngushtë dhe i dha gjerësi lojës, duke e shoqëruar manovrën me shumë lojtarë dhe duke mbajtur të hapur në gjerësi Kean dhe Berardin. Për njëzet minuta bunkeri i ngritur nga Marcolini u ndal, më pas Bonaventura hodhi një top në zonë dhe shpërtheu pankinën me një gjuajtje të shkëlqyer me këmbën e djathtë nën traversë. “Perla” zhbllokoi rezultatin në 1-0. Pas disa pasaktësive të Kean në njëzet metrat e fundit, mbërrin në kohën e shtuar të pjesës së, një gjuajtjeje perfekte me këmbën e majtë e Berardit, i cili puth shtyllën dhe 2-0.

Pjesa e dytë fillon pa ndryshime. Dhe kjo nuk e ndryshon as temën taktike të ndeshjes. Pas një gabimi të Keanit në zonë, Berardi (63’) kujdeset edhe një herë për të rrumbullakosur rezultatin me një goditje të fuqishme dhe 3-0.  Kjo ishte edhe “vula” që mbylli virtualisht ndeshjen dhe shkaktoi vorbullën e ndryshimeve. Spalletti sjell Orsolini, Frattesi, Udogie, Scamacca dhe Biraghi në vend të Berardit, Barella, Dimarco, Kean dhe Bonaventura.

Zëvendësimet janë të dobishme vetëm për të pushuar disa nga lojtarët italianë përpara Anglisë dhe për të rregulluar tabelën e rezultateve. Me rezultatin të sigurt, në fakt, përfundimi është i mirë vetëm për statistikat, dhe vjen edhe pokeri i Frattesit (90’+3) në kohën e shtesë.  Në Bari, Italia nuk gabon dhe shikon përpara…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll