Aktualitet

Vrasja e Marvi Mihalit/ Prokuroria kërkon 87 vite burg për tre të rinjtë që vranë shokun për një karikues

4 Mars 2019, 11:45 Nga DOSJA
Vrasja e Marvi Mihalit/ Prokuroria kërkon 87 vite burg për tre të

TIRANË–  Prokuroria ka dhënë pretencën e saj për katër të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit, më 31 korrik të vitit 2017, pas një sherri mes të rinjve për një karikues telefoni.

Organi i akuzës ka kërkuar 24 vite burg për Dejvi Bitrën; 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, dhe 18 vite burg për Eugen Bitrjan.

Vëllezërit Marsel dhe Gridens Alla, të cilët janë në arrati u përfaqësuan nga avokati i tyre mbrojtës, i cili ka pretenduar se klientët e tij janë të pafajshëm.

Ndërsa babai i të pandehurit Eugen Bitrajt, Zef Bitraj, u shpreh se dëshpërblimi i kërkuar ishte i papërballueshëm për të.

Na kërkojnë 340 milionë lekë dëmshpërblim për vrasjen e Marvi Mihalit.  Ku t’i gjejmë?! Kjo pretencë është e padrejtë.

Në seancën e radhës së 19 marsit,  Gjykata e Tiranës pritet të japë vendimin për tre të akuzuarit.

Marvi Mihali u vra në datë 31 korrik 2017. Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve. Marvi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj. Familjarët kërkuan që të katër të rinjtë të përgjigjen për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim sepse sipas tyre i kanë ngritur kurth Marvit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dejvi bitra eurgen bitraj gridens alla marsel alla vrasja e marvi mihalit dejvi bitra eurgen bitraj gridens alla marsel alla vrasja e marvi mihalit

Sondazh

Poll