Bota

“Paguam 30 mijë paund për udhëtim VIP”, rrëfehen prindërit e vietnamezes pas mesazheve drithëruese, si u masht

26 Tetor 2019, 16:38 Nga DOSJA
“Paguam 30 mijë paund për udhëtim VIP”, rrëfehen

TIRANË– Prindërit e vajzës vietnameze, mesazhet e fundit të së cilës bënë xhiron e rrjetit një ditë më parë kan treguar se si u mashtruan nga trafikantët.

Në një intervistë për CNN ata rrëfejnë se u ishte premtuar një udhëtim i sigurtë dhe se kishin paguar 30 mijë paund në mënyrë që e bija e tyre fatkeqe, të ulej në një vend VIP.

“Trafikantët na thanë se do të rezervonin një vend VIP për vajzën tonë dhe për këtë neve na u desh të paguanim 30 000 paund që vajza jonë të mbërrinte shëndosh e mirë pa vuajtje në Britaninë e Madhe. Ata nuk na treguan se me çfarë do të udhëtohej, por këmbëngulën se do të ishte një udhëtim shumë i sigurt,”– shprehen të përlotur prindërit e 26-vjeçares.

Një ditë më parë u publikuan mesazhet e fundit të Pham Thi Tra My, teksa kjo e fundit i shkruante të ëmës së po vdiste dhe se nuk merrte dot frymë.

Kamioni me 39 viktima u gjet orët e para të mëngjesit të mërkurës në një park Essex, dhe deri më tani është arrestuar shoferi 25-vjeçar i mjetit të transportit. Tanimë autoritetet britanike po punojnë për identifikimin e “pasagjerëve”.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një çift emigrantësh.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kamioni me te vdekur ne angli pham thi tra my vdesin 39 emigrante ne angli kamioni me te vdekur ne angli pham thi tra my vdesin 39 emigrante ne angli

Sondazh

Poll