Bota

Princesha e Belgjikës feston 18-vjetorin pa alkool e çmenduri, por me ceremoni televizive (FOTO)

26 Tetor 2019, 12:15 Nga DOSJA

BELGJIKË- Festa e 18-vjetorit është shumë  e rëndësishme për shumë adoleshent. Në shumicën e rasteve ky përvjetor festohet me miq dhe alkool. Por Princesha e Kurorës, Elisabeth e Belgjikës, bëri një veprim shumë të guximshëm, duke e shënuar përvjetorin e saj të 18-të me një cermoni zyrtare në Bruksel.

Elisabeth ka zgjedhur që festën e saj më të rëndësishme ta përjetoj me një cermioni zyrtare televizive në Pallatin Mbretëror. Festës së princeshës nuk i munguan balerinat, folsit mbretëror  dhe një shfaqje nga një ish-yll i Eurovision.

Dhuratat në këtë përvjetor të rëndësishëm për princeshën nuk ngjasonin fare me dhurata normale të një adoleshentje. Elisabeth mori nga Mbreti Philippe, 59 vjeç  si dhuratë  një medalje, e ndërsa nëna Mbretëresha Mathilde, 46 vjeç, qau teksa shikoi vajzën e saj adoleshente të mbajë një fjalim në dhomën e mysafirëve VIP.

Por ky përvjetor i 18-të e ka bërë princeshën në moshë madhore dhe një mbretëresh të ardhëshme të Belgjikës.

 

(D.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota një 18-vjetor princeshe princesha e belgjikës feton 18-vjetorin princesha e blegjikes princesha elisabeth një 18-vjetor princeshe princesha e belgjikës feton 18-vjetorin princesha e blegjikes princesha elisabeth

Sondazh

Poll