Bota

Tragjedia me 39 të vdekur në kamion në Angli/ Shuhen shpresat e familjarëve vietnamezë, trafikantët u kthejnë paratë

26 Tetor 2019, 14:00 Nga DOSJA
Tragjedia me 39 të vdekur në kamion në Angli/ Shuhen shpresat e

Një grua ka humbur të gjitha shpresat se burri i saj, i cili ishte një nga 39 personat që u gjetën të vdekur në Essex rrugës duke ikur si emigrant në Angli të jetë gjallë. Nguyen Dinh Tu është një nga viktimat e kësaj tragjedie dhe familjarët e tij kanë filluar të kenë frikë nga më e keqja. Ai kishte punuar ilegalisht në Rumani dhe Gjermani, para se të humbiste punën.

Humbja e këtij vendi pune e shtyu atë që t’i kërkonte gruas së tij Hoang Thi Thuong ta ndihmojë me 11.000 paund për të mbuluar shpenzimet e një udhëtimi të paligjshëm nga Gjermania për në Angli. “Kam humbur kontaktin me të që në 21 tetor. Kam një borxh të madh për të paguar, nuk kam shpresë dhe nuk kam energji për të bërë asgjë”, thotë gruaja e tij, shkruan mirror.

Ndërkohë policia angleze po punon për identifikimin e viktimave nga Vietnami, por nga ana tjetër trafikantët kanë nisur t’u kthejnë mbrapsht familjarëve të viktimave paratë që u kishin marrë për rrugëtimin. Kjo gjë ka bërë që familjarët të humbasin shpresat.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emigrantet vietnameze tragjedia me 39 te vdekur ne angli emigrantet vietnameze tragjedia me 39 te vdekur ne angli

Sondazh

Poll