Bota

Rusia forcon ushtrinë serbe, Vuçiç falenderon Putin: Sikur të kishim S-400 askush s’do fluturonte mbi Serbi

26 Tetor 2019, 14:13 Nga DOSJA
Rusia forcon ushtrinë serbe, Vuçiç falenderon Putin: Sikur

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shprehur falenderime dhe mirënjohje të madhe për Federatën Ruse dhe presidentin e saj Vladimir Putin për dërgimin e 10 automjeteve të blinduara BRDM-2, mjete këto të sofistikuara për stërvitje të përbashkët për mbrojtjen ajrore. Këto falenderime, Vuçiç i bëri gjatë një vizite në një aeroport ushtarak në Beograd. Gjatë fjalës së tij, Vuçiç theksoi se këto mjete ushtarake ishin modeli më i ri që Rusia kishte modernizuar.

“Këto automjete ushtarake janë të rëndësishme për ruajtjen e integritetit tonë territorial dhe kanë një efekt parandalues. Ne nuk kemi ndonjë plan pushtues. Po flasim për sisteme fantastike. Sikur të kishin S-400 askush s’do guxonte të fluturonte mbi Serbi”, tha Vuçiç në një intervistë me anëtarët e Ushtrisë së Serbisë në Nish, gjatë prezantimit të automjeteve të reja BRDM-2, shkruan media serbe rts.rs.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se sistemet e saj raketore S-400 dhe Pantsir-S po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat serbe në Serbi.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic rusia ushtria aleksandar vucic rusia ushtria

Sondazh

Poll