Bota

I këputi veshin dhe e rropi për së gjalli, ushtari vdes tragjikisht pas sulmit nga arusha në Rusi

26 Tetor 2019, 14:36 Nga DOSJA
I këputi veshin dhe e rropi për së gjalli, ushtari vdes

RUSI– Një ushtar 37-vjeçar ka ndërruar jetë 9 ditë pasi është sulmuar nga një ari. Ngjarja e rëndë ndodhi në ishujt Kuril, teksa i riu Alexey Ivanovski u sulmua nga arusha kur po peshkonte disa gaforre.

Arusha i hoqi njërin vesh dhe i hoqi lëkurën e pasme të trupit.

Banorët që ishin të pranishëm dhe panë të gjithë skenën i gjuajtën me gurë arushës për ta larguar, por ajo e tërhoqi zvarrë ushtarin duke e marrë me vete e duke lënë pas vetëm pantallonat dhe këpucët e ushtarit.

Banorët i hipën një makine dhe e ndoqën aruashën. Pas disa minutave ata aritën t hiqnin nga putrat e arushës ushtarin dhe e dërguan në emergjencë. Por pavarësisht ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale, Alexey nuk ia doli dot të mbijetonte.

Mjekët i prenë këmbën për ta shpëtuar nga hemorragjia e madhe por ushtari pësoi infarkt duke humbur jetën më pas.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alexey ivanovsky rusi sulm nga arusha vdes ushtari ne rusi alexey ivanovsky rusi sulm nga arusha vdes ushtari ne rusi

Sondazh

Poll