Bota

‘Ivanka Trump, bjonde e vogël budallaqe’, Eminem merret në pyetje nga Shërbimi Sekret Amerikan për vargjet e tij ndaj va

26 Tetor 2019, 09:25 Nga DOSJA
‘Ivanka Trump, bjonde e vogël budallaqe’, Eminem merret në

Reperi më i njohur i 2 dekadave të fundit, Eminem, frymëzues i miliona adoleshentëve në të gjithë botën është marrë në pyetje nga agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan, për shkak të vargjeve në këngën e tij “Framed”, ku përmendej vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka.

“Si dreqin Ivanka Trump ndodhet në bagazhin e makinës sime? Bjonde e vogël budallaqe, të hodha në pellg.”-janë disa nga vargjet e këngës së Eminem.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se agjentët e shërbimeve secrete intervistuan Eminem në vitin 2018, por më tej, nuk u mor më asnjë masë. Për 2 ditë, agjentët analizuan vargjet bashkë me reperin në shtëpinë e tij, dhe më pas çështja u mbyll.

Eminem nuk e kishte për herë të parë sulmin ndaj familjes presidenciale. Në një intervistë, Eminem thoshte: “Trump e bën gjakun tim të ziejë”. Agjencia Buzzfeed ka botuar këtë javë rreth 40 faqe dokumente që dëshmojnë se ata në fakt intervistuan reperin.

Shërbimi Sekret e karakterizoi Eminem si “shfaqje të sjelljes së papërshtatshme” dhe vuri në dukje se ai, përmes repit, “kërcënoi Ivanken”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump eminem ivanka trump sherbimi sekret amerikan donald trump eminem ivanka trump sherbimi sekret amerikan

Sondazh

Poll