Sport

ZBULUMI! Benzema tregon pse ndihet i qetë në Arabi...

Sulmuesi aktual i Al-Ittihad thotë: “Arabia Saudite është një vend mysliman dhe unë u ndjeva i dashuruar menjëherë, si musliman kur je në Mekë, ndihesh i qetë”.

12 Tetor 2023, 12:00 Nga DOSJA
ZBULUMI! Benzema tregon pse ndihet i qetë në Arabi...

ARABIA SAUDITE - Karim Benzema u tërhoq nga "projekti i madh" i Arabisë Saudite dhe për faktin se është një vend mysliman kur vendosi t'i jepte fund një magjie të mbushur me trofe te Real Madridi, për të nënshkruar për Al- Ittihad. Kështu ka deklaruar këtë të mërkurë golashënuesi francez.

"Kur projekti i futbollit filloi në Arabinë Saudite, dukej i madh në çdo aspekt. Doja të isha pjesë e tij dhe të ndihmoja futbollin të avanconte në këtë vend,"- tha Benzema në një intervistë për Saudi Pro League, publikuar në platformën X, dikur Twitter.

Benzema gjithashtu deklaroi: "Arabia Saudite është një vend mysliman. Ata më pritën krahëhapur dhe u ndjeva i dashuruar menjëherë. Si musliman, kur je në Mekë, ndihesh i qetë... është një vend i jashtëzakonshëm."

Benzema ka shënuar 3 gola për Al-Ittihad në 7 ndeshje të Ligës dhe ka dhënë 2 asistime. "Këtu ka shumë pasion dhe jam i kënaqur me nivelin e lojës. Jam vërtet i befasuar nga niveli në Arabinë Saudite, sepse në Evropë nuk shohim shumë ndeshje futbolli nga këtu. Tani po shohim,"- tha sulmuesi francez.

Al -Ittihad është i 4-ti në tabelë, me 19 pikë, 4 më pak se lideri Al-Hilal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll