Politike

Kuvendi mblidhet nesër në 10:00/ Socialistët kërkojnë mbrojtje: Të na garantohet siguria fizike

4 Mars 2019, 10:01 Nga DOSJA
Kuvendi mblidhet nesër në 10:00/ Socialistët kërkojnë

TIRANË– Ditën e sotme në mbledhjen e grupit të PS-së, është vendosur ora se kur do të zhvillohet seanca plenare ditën e nesërme.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se deputetët e PS-së, janë njoftuar se seanca plenare do të zhvillohet në orën 10:00. Por deputetëve u është dhënë urdhër që në orën 9 e 30  të jenë futur të gjithë brenda në sallë. Pas marrjes së mandatit në KQZ, ditën e sotme nesër do bëhet edhe betimi i katër deputetëve të rinj. Kandidatët që pritet të marrin mandatet janë: Aurora Mara, Enver Roshi, Edmond Rrushaj, Ylli Shehi. (Lexo këtu)

Në mbledhjen e grupit të PS-së gjithashtu i është kërkuar Ministrisë së Brendshme të ketë kujdes dhe të garantojë sigurinë fizike për deputetët që do të futen në sallë. Gjë, e cila i është garantuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se: Nuk do përsëriten të njëjtat skena si në seancën e shkuar. Ndërkohë që edhe gjatë mbledhjes kreu i PS-së nuk ka thënë asgjë lidhur me ftesën e bërë ndaj kryedemokratit, Lulzim Basha gjatë Samitit të Dytë të Diasporës. (Lexo këtu)

Përveç seancës pleanre, në mbledhjen e grupit të PS u diskutua lidhur me Kongresin Zgjedhor, i cili do t’i paraprijë Asamblesë Kombëtare. U vendos që para se të mblidhet Asambleja do të rimblidhet edhe një herë grupi socialist.

Porosi e lënë për Kongresin e 23 marsit është edhe mbyllja e emrave të 61 kandidateve për Bashkitë që do të kandidojnë në zgjedhjet lokale të qershorit.

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestë para Kuvendit, gjatë çdo seance plenare. Ditën e djeshme, Policia e Shtetit ka shkëmbyer letra me Partinë Demokratike. Policia kërkonte moszhvillimin e protestës së 5 marsit para Kuvendit, ndërsa PD këmbëngulte se demonstratat janë e drejtë që paraqiten në Kushtetutë dhe se nuk do të merrnin leje për të zhvilluar një të drejtë të tyre.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grupi i ps kqz kuvendi protesta e opozites 5 mars 2019 seanca plenare 5 mars 2019 zgjedhjet lokale 2019 grupi i ps kqz kuvendi protesta e opozites 5 mars 2019 seanca plenare 5 mars 2019 zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll