Politike

Vendoset ora për seancën plenare/PD nis punën për protestën: Në 9:30 para Kuvendit

4 Mars 2019, 11:15 Nga DOSJA
Vendoset ora për seancën plenare/PD nis punën për

TIRANË– Pas lajmit se seanca e ardhshme e Kuvendit ditën e nesërme do të zhvillohet në orën 10, Partia Demokratike ka filluar lëvizjet e saj. (Lexo këtu)

Sekretariati Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi i ka dërguar nga një sms degëve në rrethe që në orën 9:30 protestuesit të mblidhen para Kuvendit.

Ditën e sotme gjatë një mbledhje deputetët e PS-së, janë njoftuar se seanca plenare do të zhvillohet në orën 10:00. Gjatë mbledhjes, deputetët kanë kërkuar siguri fizike, e cila iu premtuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shpreh se në seancës së nesërme nuk do të ketë skena të ngjashme me protestat e mëparshme të opozitës.

Më herët, opozita e bashkuar ka paralajmëruar protesta gjatë çdo seanca pleanre që do të zhvillohet brenda Kuvendit.   

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pd protesta e opozites 5 mars 2019 sahit dollapi seanca plenare 5 mars 2019 pd protesta e opozites 5 mars 2019 sahit dollapi seanca plenare 5 mars 2019

Sondazh

Poll