Sport

Manchesteri po bën çmos të “heqë qafe” talentin e tij që e bleu 85 milionë euro!

Ndërkohë, drejtuesit e klubit anglez kërkojnë Gonçalo Inacion për qendrën e mbrojtjes. 23-vjeçari portugez është pjesë e Sportingut të Lisbonës.

10 Tetor 2023, 22:13 Nga DOSJA

Manchesteri po bën çmos të “heqë qafe”

ANGLI - Manchester United është gati të paguajë rrogën e plotë të Jadon Sanchos, mjafton që lojtari i talentuar të largohet nga “Old Trafford” në merkaton dimërore.

23-vjeçari ka prishur çdo raport me trajnerin Erik ten Hag, dhe ka përfunduar jashtë skuadrës. Pavarësisht se “Djajtë e Kuq” investuan 85 mln euro për ta blerë nga Borussia Dortmund dy vite më parë. 

Shtypi britanik raporton se për të mos krijuar përçarje të tjera në kontingjentin e futbollistëve, United lejon huazimin e Sanchos në janar. Dhe është gati t’i paguajë rrogën e plotë vetëm për t’u larguar. Sulmuesi i majtë përfiton rreth 300 mijë paund në javë nga kontrata me klubin anglez! 

Ndërkohë, drejtuesit e klubit anglez kërkojnë Gonçalo Inacion për qendrën e mbrojtjes. 23-vjeçari portugez është pjesë e Sportingut të Lisbonës. Në mars debutoi me kombëtaren e Portugalisë, me të cilët ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje të zhvilluara deri tani.

Për Gonçalo Inacion interesohet edhe Liverpooli, ndërkohë që Sportingu kërkon 60 mln euro për ta lënë të lirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll