Sport

Argjentinës nderon dy nga numrat "10" më të mirë të historisë së saj dhe të Botës, në këtë datë! - Video

Në ditën e 10-të të muajit të 10-të të vitit, kombëtarja e Argjentinës kujtoi ...

10 Tetor 2023, 20:35 Nga DOSJA
Argjentinës nderon dy nga numrat "10" më të mirë

ARGJENTINE - Në Argjentinë dita e sotme (10/10) i kushtohet Lionel Messit dhe Diego Maradonës dhe federata e futbollit të vendit i ka nderuar me një video mbresëlënëse në rrjetet sociale.

Në homazhin e vogël për dy nga tre Albiceleste-t me numrin 10 që kanë arritur të ngrenë trofeun prestigjioz të Botërorit, fillimisht shfaqet Maradona, i cili tha: “Ëndrra ime: Kam dy... ëndrra ime e parë është të luaj në Kupën e Botës dhe e dyta është të bëhem kampion bote” dhe më pas Messi i cili theksoi: “Ëndërr... Në futboll patjetër të bëhem kampion bote”.

Mini-homazhi mbyllet me dy legjendat e sportit, duke ngritur trofeun e fituar me Argjentinën, ndërsa ndjekin disa nga momentet e tyre madhështore brenda katër linjave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll