Sport

“Futbollistja më e bukur në botë” ka marrë një propozim imoral nga një yll. Ja sa ofronte ai, që të kalonte një natë me të...

Profili i saj në Instagram është shumë i njohur. Aktualisht ajo ndiqet nga mbi 15.15 milionë përdorues dhe numri është vazhdimisht në rritje. Fatkeqësisht, njohja ka edhe disavantazhet e saj, siç e zbuloi Alisha në mars të këtij viti.

10 Tetor 2023, 18:29 Nga DOSJA

“Futbollistja më e bukur në botë” ka marrë

ANGLI - Nuk është e lehtë të jesh një nga lojtaret më të njohura të futbollit në botë.  Alisha Lehmann e përjetoi këtë, kur në mars të këtij viti, iu ofrua të bashkohej me një nga faqet e internetit të të rriturve, në këmbim të një rroge të lartë. 

Tashmë futbollistja e Aston Villa në një bisedë me reperen Shirin David, ka treguar se ka marrë një propozim imoral nga një futbollist shumë i njohur. Ajo ka treguar edhe se sa donte ta paguante ai.

Alisha Lehmann filloi të fitonte popullaritet në vitin 2018, kur u transferua nga Young Boys në Zvicër në West Ham. Ajo aktualisht luan në sulmin e Aston Villas. Përveç paraqitjeve të mira në fushë, lojtarja u bë aktive edhe në rrjetet sociale. Profili i saj në Instagram është shumë i njohur. Aktualisht ajo ndiqet nga mbi 15.15 milionë përdorues dhe numri është vazhdimisht në rritje. Fatkeqësisht, njohja ka edhe disavantazhet e saj, siç e zbuloi Alisha në mars të këtij viti.

“Futbollistja më e bukur në botë” ka marrë

Ja sa duhej të fitonte “futbollistja më e bukur në botë” për një natë me lojtarin

Më pas, 24-vjeçares iu ofrua të hynte në një nga faqet e internetit të të rriturve, në këmbim të një rroge të lartë. Tani rezulton se ky nuk ishte propozimi i vetëm imoral që i ishte bërë Lehmann-it. Lojtarja e Aston Villa ka zbuluar në podkastin e reperes Shirin David, lajmin tronditës që ka marrë nga një futbollist i njohur.

“Mora një mesazh nga dikush, që është shumë i famshëm në të gjithë botën. Jemi takuar më parë, por jo personalisht. Ishim në të njëjtin event. Ai më ofroi 100.000 franga për të kaluar një natë me të”,- tha ajo në intervistën me Shirin David. 

Lehmann zbuloi se e lexoi mesazhin, teksa po festonte në një klub nate në Shtetet e Bashkuara. Ajo nuk e vonoi një përgjigje. Siç edhe pritej, 24-vjeçarja nuk e pranoi ofertën fitimprurëse. 

Ju gjithashtu mund të ndjeni ironinë dhe zemërimin e thellë në deklaratën e saj. “Nuk ka si ta pranoja. Dhe gjithsesi: vetëm 100.000 franga?” - u acarua ajo. Gazetari ka tentuar ta pyesë 24-vjeçaren se cili është futbollisti, por Lehmann nuk ka dashur të tregojë emrin e tij.

“Futbollistja më e bukur në botë” ka marrë

“Nuk mund ta tregoj emrin e tij. Mund të them vetëm se ai është shumë i famshëm në të gjithë botën”,- ka shtuar ajo.

Të hënën, përfaqësuesja e Zvicrës, tha për “Dir Tea Talk”, se futbollisti nuk mund të pajtohej me refuzimin e saj dhe u përpoq ta kontaktonte sërish për këtë çështje përmes agjentit të tij. “E kam akoma atë mesazh. Ai është pak budalla”, përfundoi ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll