Sport

ALARM kuqezi/ Situatë jo normale te Kombëtarja, mungojnë në stërvitje Broja dhe Bare, dy ditë para ndeshjes me Çekinë!

Lajme jo të mira për Kombëtaren në prag të kësaj ndeshjeje, ku duket se jo gjithçka shkon sipas planit, pas dëmtiumit dhe mungesës së konfirmuar tashmë të Ardian Ismajlit.

10 Tetor 2023, 19:11 Nga DOSJA
ALARM kuqezi/ Situatë jo normale te Kombëtarja, mungojnë në

TIRANE - U zhvillua seanca e dytë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” për ekipin tonë përfaqësues në përgatitjet për ndeshjet me Çekinë dhe miqësoren me Bullgarinë.

Një lajm jo i mirë për kuqezinjtë në këtë seancë stërvitore ka qenë mungesa e Armando Brojës. Burime pranë ekipit kombëtarë bëjnë me dije për një dhimbje në gju, që e ka lënë pushim sulmuesin e Chelsea dhe të Kombëtares sonë, i cili rikthehet pas thuajse një viti me kuqezinjtë.

Edhe pse ka munguar stafi mjekësor i Kombëtares bën me dije që është lënë pushim për shkak të sigurisë dhe jo për ndonjë problem shumë serioz, megjithëse në orët në vazhdim do të mësohet më tepër.

Një tjetë mungesë në seancën e dytë stërvitore të plotë në Tiranë, ka qenë edhe ajo e Keidi Bares, gjithashtu i stërvitur në mënyrë të diferencuar, duke qenë se edhe ai ka patur disa shqetësime fizike.

Ndërkohë, i vetmi që mungon në këtë grumbullim deri më tani është Klaus Gjasula, i cili ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 17:00 dhe i është bashkuar vetëm sot ekipit. Ai do të ketë mundësi të zhvillojë vetëm një seancë stërvitore, duke e bërë edhe ai thuajse të pamundur aktivizimin.

Gjasula ka patur një problem shëndetësor, për të cilin po kurohet dhe nuk ka qenë në gjendje 100% fizike, për këtë arsye edhe mbërritja e tij ka qenë kaq e vonë.

Lajme jo të mira këto për Kombëtaren në prag të kësaj ndeshjeje, ku duket se jo gjithçka shkon sipas planit, pas dëmtiumit dhe mungesës së konfirmuar tashmë të Ardian Ismajlit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll