Sport

"Euro 2028": Do të mungojnë dy prej stadiumeve historik të Premier League! (Lista)

Euro 2028 do të organizohet bashkërisht nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda

10 Tetor 2023, 20:20 Nga DOSJA
"Euro 2028": Do të mungojnë dy prej stadiumeve historik

ANGLI - Stadiumet që do të presin ndeshjet e Euro 2028 janë shpallur nga Premier League. Siç njoftoi UEFA, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda do të organizojnë turneun në verën e vitit 2028 dhe ajo që dinim është se finalja do të mbahet në Wembley.

Premier League ka zbuluar pjesën tjetër të stadiumeve dhe jashtë listës janë Old Trafford i Manchester United dhe Anfield i Liverpool. Në vend të tyre është, stadiumi i ardhshëm i Evertonit i cili pritet të jetë gati deri në vitin 2025.

Stadiumet e Euro 2028 në detaje
Etihad (Manchester City) - Manchester
Everton Stadium (stadiumi i ri) - Liverpool

James Park (Newcastle) - Newcastle
Tottenham Hotspur Stadium (Tottenham) - London
Villa Park (nën rinovim) - Birmingham
Wembley - Londër

Stadiumi Kombëtar i Uellsit - Cardiff
Hampden Park - Glasgow

Dublin Arena - Dublin
Casement Park (stadium i ri) - Belfast

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll