Sport

Pas suksesit të madh në Europë në maj, tani klubi i famshëm spanjol zëvendëson trajnerin, në pankinë një “i panjohur”…

Ai nuk ka stërvitur në Europë! Diego Alonso do të fillojë punën në klubin e tij të ri të martën. Debutimi i tij si trajner do të bëhet të shtunën, më 21 tetor, kur Sevilla pret Real Madridin.

10 Tetor 2023, 19:06 Nga DOSJA

Pas suksesit të madh në Europë në maj, tani klubi i

SPANJE - Pasi fitoi Europa League në maj, Sevilla e nisi shumë keq sezonin e ri në La Liga. Nga 11 ndeshjet zyrtare të luajtura nën drejtimin e Jose Luis Mendilibar në të gjitha garat, ata fituan vetëm dy. 

Kjo e komplikoi situatën e saj në La Liga dhe Champions League që në fillim. Përveç kësaj, Superkupa e Evropës u humb përballë Manchester City në penallti. Ndaj, autoritetet e klubit vendosën të ndryshojnë trajnerin. 

Madje Sevilla ka njoftuar zyrtarisht të martën, se kush do të zëvendësojë Mendilibarin.  Andaluzët zgjodhën në mënyrë të papritur, 48-vjeçarin uruguajan Diego Alonso për pankinën e tyre.

Diego Alonso nuk ka punuar në Evropë si trajner deri më tani. Ish-lojtar i Valencias dhe Atletico Madridit, ai drejtoi klube nga Uruguaji (Bella Vista, Penarol Montevideo), Paraguaji (Guarani, Olimpia Asunción), Meksika (Monterrey, Pachuca) dhe SHBA (Inter Miami). 

Ai fitoi kampionatin meksikan dhe gjithashtu fitoi dy herë Champions League të  CONCACAF. Për pak më shumë se një vit, ai ishte trajner i kombëtares së Uruguajit, e cila megjithatë nuk arriti të dilte nga grupi në Kampionatin Botëror të Katarit.

Alonso e filloi shkëlqyeshëm punën e tij me ekipin uruguajan. Falë katër fitoreve radhazi, ai arriti të kalojë në Kupën e Botës në Katar, ku fitoi katër pikë në grup me Portugalinë, Korenë e Jugut dhe Ganën, ku u eliminua. Një zhgënjim kaq i madh, që përfundoi me shkarkimin e trajnerit 48-vjeçar.

Diego Alonso do të fillojë punën në klubin e tij të ri të martën. Debutimi i tij si trajner do të bëhet të shtunën, më 21 tetor, kur Sevilla pret Real Madridin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll