Sport

ZYRTARE/ Paulo Sousa nuk është më trajner i Salernitanës! Në vend të tij, Filippo Inzaghi

Në verë, Sousa ishte edhe ndër kandidatët për trajner të Napolit. Ai madje u takua me Aurelio De Laurentiis, por ai vendosi të zgjidhte francezin Rudi Garcia

10 Tetor 2023, 18:43 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Paulo Sousa nuk është më trajner i Salernitanës!

ITALI - Paulo Sousa nuk është më trajner i Salernitanas. Tekniku portugez u shkarkua nga klubi i Serie A, pasi e nisi sezonin e ri me një seri prej tetë ndeshjesh pa fitore. Raportohet se pasardhësi i tij do të jetë ish-sulmuesi i shquar i “kuqezinjve” tgë Milanit, Filippo Inzaghi.

Paulo Sousa mori drejtimin e Salernitana në mes të shkurtit të këtij viti. Ai pati një fillim vërtet të suksesshëm, sepse skuadra e tij praktikisht nuk humbi, duke barazuar shumicën e ndeshjeve, gjë që rezultoi në shpëtimin e skuadrës prej rrëzimit nga Seria A dhe duke zënë vendin e 15-të në të. 

Në verë, Sousa ishte edhe ndër kandidatët për trajner të Napolit. Ai madje u takua me Aurelio De Laurentiis, por ai vendosi të zgjidhte francezin Rudi Garcia dhe portugezi në fund qëndroi në Salernitana pas aventurave të verës. 

Sidoqoftë, sezoni i ri i Serisë A filloi tmerrësisht për Paulo Sousan dhe Salernitanën, skuadra nuk fitoi asnjë nga tetë ndeshjet e para të ligës, duke barazuar vetëm në tre prej tyre dhe duke humbur pesë. Me vetëm tre pikë, Salernitana është në vendin e parafundit, në vendin e 19-të në tabelën e ligës italiane dhe pasi u mund 0-3 nga Monza, në xhiron e fundit, klubi vendosi të shkarkojë trajnerin portugez.

Pasi njoftoi shkarkimin e Paulo Sousas, Salernitana bëri të ditur se kush do të zëvendësonte atë. Ai do të jetë ish-sulmuesi i madh i Milanit, Filippo Inzaghi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll