Sport

Koeman: “Shpresojmë të gjejmë ‘një plan’ për t’ia vështirësuar jetën Francës”

“Sigurisht që ne e kuptojmë, se nuk kemi ekipin më të fortë, por kjo nuk do të thotë asgjë në futboll”.

10 Tetor 2023, 16:25 Nga DOSJA
Koeman: “Shpresojmë të gjejmë ‘një plan’

HOLANDE - Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, shpreson se ekipi i tij do ta mundë Francën në kualifikimet e ardhshme për “Euro 2024” në Gjermani. “Tulipanët” janë rrënuar nga dëmtime të shumta, por tekniku mbetet optimist.

“Unë shoh rezultate të çmendura çdo javë. Shpresojmë të gjejmë një plan të tillë që ta vështirësojmë Francën dhe të arrijmë ndonjë rezultat. Sigurisht që e kuptojmë që nuk kemi ekipin më të fortë, por kjo nuk do të thotë asgjë në futboll. 

Unë shoh ndeshje dhe rezultate çdo javë që të bëjnë të pyesësh veten se si dolën. Dëmtimet kanë të bëjnë patjetër me kalendarin. Ndonjëherë janë dëmtime specifike në futboll, por shoh edhe shumë dëmtime të muskujve. Edhe Franca humbi tre lojtarë. 

Duket se asgjë nuk mund të bëhet për këtë. Përpiqem të flas me UEFA-n çdo vit, por gjërat po bëhen më të çmendura. Vetëm shikoni Kupën e Botës 2030, ku do të ketë ndeshje në tre kontinente”, shtoi Koeman.

Ndeshja mes Holandës dhe Francës është më 13 tetor (e premte) në orën 20:45. “Gjelat” janë kryesues në renditje, duke pasur një ‘pasuri’ prej 15 pikësh, ndërsa “tulipanët” janë 6 pikë prapa, por edhe me një ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll