Aktualitet

VIDEO/ Flamuj grek të varur kudo, situata në Bularat e qetë

26 Tetor 2019, 06:43 Nga DOSJA
VIDEO/ Flamuj grek të varur kudo, situata në Bularat e qetë

BULARAT- Sot është 1-vjetori i vdekjes së Kostandino Kacifas dhe qindra njerëz pritet të mblidhen në Bularat. Sipas informacioneve të bërë ta ditura nga Policia, mësohet se forca të shumta të FNSH, RENEA dhe anti-terrori kanë shkaur në fshat për të pasur situatën nënkontroll.

Sipas videove të siguruara nga Dosja.al deri tani situata në fshat është e qetë, ku ende nuk janë mbledhur njerësit, por shihen vetëm forca të shtuara të Policisë. Po ashtu shihet se ka flamuj grek që janë varur në shumë objekte dhe hyrje të shtëpive.

Në Kakavijë u ndaluan 10 grekë, pasi 3 prej tyre ishin të shpallur ‘non grata’ dhe 7 të tjerë nuk plotësonin kushtet e udhëtimit.

Sot në Bularat u zhvillua ceremonia përkujtimore për vdekjen e Kostandin Kacifas. Familjarët s’kanë lejuar gazetarët shqiptarë në varreza dhe thanë se i urrenin. Nëna e Kacifas, mbi varrin e të birit ka bërë thirrje për luftë dhe të gjithë të rrëmbenin armët. Cermonia nuk u shoqërua me incidente. Policia kishte blinduar të gjithë fshatin dhe ndaloi në kufi disa persona të shpallur ‘non grata’.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 vjetori i vdekjes se kacifas kostandino kacifas 1 vjetori i vdekjes se kacifas kostandino kacifas

Sondazh

Poll