Aktualitet

Artan Hoxha: Ekstremisti Karathanos nuk është shpallur “non grata”, e ndaluan me një deputet në kufi

25 Tetor 2019, 16:28 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Ekstremisti Karathanos nuk është shpallur “non

TIRANË– Babis Karathanos, ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri ka tentuar të hyjë në vendin tonë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për 1-vjetorin e vdekjes së Kostandin Katsifas, i cili u vra nga RENEA, pasi sulmoi me armë policinë.

Por Karathanos është ndaluar në kufi dhe në një prononcim për mediat është shprehur se e kanë ndaluar për mungesë dokumentacioni.

Gazetari Artan Hoxha në një lidhje telefonike për “Report TV” tregon se Karathanos nuk rezulton të jetë në listën e personave të shpallur “non grata” dhe se ai shoqërohej nga dy persona dhe se njëri prej tyre ishte deputet. 

Ai ka tentuar të hyjë. Nuk më rezulton në listën e personave të shpallur “Non grata”. Ishte me dy persona, njëri prej tyre është deputet. Shoqëruesi dhe deputeti janë lejuar të futen ndërsa Karathanos jo,”– u shpreh Hoxha. 

Ndër të tjera gazetari shtoi se listës me 61 persona nga Greqia që janë shpallur “non grata” në Shqipëri u janë shtuar edhe 15 emra të tjerë. 

Pak ditë më parë Babis Karathanos, ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri iu ka bërë thirrje  16 shoqata të minoritetit grek, që më 26 tetor të jenë sa më shumë grekë prezent në Shqipëri.

Ministria e Brendshme e shpalli Karathanos,  nëntorin e një viti më parë “non grata” dhe i ndaloi hyrjen në territorin shqiptar bashkë me 54 shtetas grekë, të cilët morën pjesë në ceremoninë mortore të Kostandin Kacifas.

Karathanos u arrestua në Bularat pasi organizoi një turmë të ardhur nga Greqia me autobusë për në ceremoninë e Konstandinos Kaçifas, të bllokonte për rreth 10 minuta, aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë,

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

Ndërkohë nesër mbahet ceremonia e 1-vjetorit të vdekjes së Kacifas. Forcat e Anti-terrorit dhe ato speciale RENEA e FNSH kanë zbarkuar në Gjirokastër për të siguruar rendin publik duke shmangur incidentet apo sjelljet provokuese të ekstremistëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 vjetori i vdekjes se kacifas artan hoxha ndalohet ne kufi karathanos 1 vjetori i vdekjes se kacifas artan hoxha ndalohet ne kufi karathanos

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2019, 14:44

DURRËS- Policia ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që është zhvilluar sot në Durrës. Në një njoftim për median, bëhet me dije se janë shoqëruar 23...