Aktualitet

Jeta e Alvinit në rrezik, çfarë po kurdis ISIS pas tërheqjes së trupave kurdë?

25 Tetor 2019, 17:50 Nga DOSJA
Jeta e Alvinit në rrezik, çfarë po kurdis ISIS pas

SIRI- Lëvizje të reja në Siri, në kampin ku ndodhet 11 vjeçari Alvin Berisha. Mësohet se ISIS duke shfrytëzuar tërheqjen e kurdëve ka marrë në kontroll kampin, ku ndodhen dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë të luftëtarëve xhihadistë.

Rojet kurde që po ruanin kampin al-Hol janë shpërqendruar nga ofensiva turke dhe janë tërhequr.

Rojet e mbetura janë sulmuar dhe kishin derdhur benzinë mbi to, ndërsa trupi i një fëmije 10-vjeçar u gjet në një çantë shpine.

Aylul Rizgar, një administratore e al-Hol, është shprehur se ajo kishte frikë, pasi ISIS “do t’i priste kokën dhe do ta vendosë atë në një shufër’ nëse terroristët rigjenin iniciativën në Siri.

Ndërsa të burgosurit dëgjuan për pushtimin turk, ata filluan të sulmojnë rojet dhe të hedhin gurë në patrulla të sigurisë.

Administratorja Rizgar u sulmua nga një grua dhe dy vajzat e saj, njëra prej të cilave e kafshoi në krah përpara se vajza tjetër të derdhte një kanaçe karburanti mbi të.

Anëtarët femra të ISIS në kamp kanë kthyer gjithashtu një nga tendat e tyre në një gjykatë që administron interpretimin e ashpër të ligjit të islamit të këtij grupi.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

Rasti i Alvinit u bë shumë mediatik dhe ka nxitur mjaft reagime të qytetarëve italianë dhe shqiptarë. Në lidhje me këtë çështje, qeveria shqiptare është shprehur se ka hasur vështirësi në rrugët diplomatike. Gazheli mbylli faqen e tij në Facebook, pasi u ‘masakrua’ në komente nga ndjekësit e tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet historia e alvin berishes ne siri isis kampet ne siri historia e alvin berishes ne siri isis kampet ne siri

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2019, 14:44

DURRËS- Policia ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që është zhvilluar sot në Durrës. Në një njoftim për median, bëhet me dije se janë shoqëruar 23...