Prej 3 muajsh lëngonte në koma/ Ndërron jetë tifozi i vogël i Partizanit, përlot klubi: Renisi s’ia doli dot, u prehsh n
25 Tetor 2019, 17:14Nga DOSJA
TIRANË- Ka ndërruar jetë ditën e sotme, tifozi i vogël i Partizanit, Renis Muça, i cili prej 3 muajsh ndodhej në koma pas një aksidenti të rëndë.
Lajmi u bë publik nga tifozët ultras të Partizanit, grupimi “Ultras Guerrils”, të cilët përmes një postimi japin lajmin e trishtë se fatkeqësisht Renisi nuk ia doli dot. 14-vjeçari ndodhej për kurim në Turqi.
Klubi i Partizanit pak kohë më parë kishte marrë nismën për të mbledhur të ardhura nga biletat e shitura në një prej ndeshjeve.
POSTIMI I ULTRAS GUERRILS:
Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë …
Renisi nuk ia doli!
Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare …
Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe!
U prehsh në paqe engjëll!
Para disa ditësh i ati i 14 vjeçarit, Remzi Muça bëri apel shtetit shqiptar për të mbledhur 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avioni, që të bëhet transporti.
“Kam gjetur një spital në Turqi, në Ankara, shuma është shumë e madhe dhe unë nuk e përballoj dot. E kemi për 4 muaj dhe është 12 mijë euro në muaj. Ju lutem, po patët zemër dhe fëmijë më ndihmoni që t’i shpëtoj jetën Renisit”, u shpreh Remzi Muça.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Babis Karathanos, ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri ka tentuar të hyjë në vendin tonë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për ...
TIRANË– Është zhvilluar sot në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor seanca plenare e radhës e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me rendi...
TIRANË– Në Top Talk sot ishte i ftuar gazetari Artan Hoxha që foli për skenarët e akteve terroriste ndaj të cilave është e ekspozuar Shqipëria, nisur...
TIRANË– Albana Vokshi ka denoncuar sërish kryebashkiakun Erion Veliaj për vjedhje.Në një status në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se Veliaj po shpnzon 500...
VLORË– Një person ka denoncuar një ngjarje të rëndë në qytetin e Vlorës. Me anë të një fotoje të dërguar në redaksinë e “JOQ”, qytetari shkruan se nj...
Aktualitet25 Tetor 2019, 14:44
DURRËS- Policia ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që është zhvilluar sot në Durrës. Në një njoftim për median, bëhet me dije se janë shoqëruar 23...
TIRANË- Britania ka një histori të vjetër me personat që përpiqen të futen në vend nëpërmjet kamionëve. Po aq të vjetër e kanë historinë edhe shqiptarët e ...
DURRES- Një informacion se në 2 konteinerë në Portin e Durrësit ishte fshehur një sasi e konsiderueshme droge vuri në lëvizje FNSH, Shqiponjat dhe Policinë e Sh...
TIRANË- Policia dhe Prokuroria e Durrësit në një operacion të përbashkët kanë arrestuar 18 zyrtarë të Kadastrës së këtij qyteti dhe 3 të tjerë i kanë shpal...