Aktualitet

Ndalohet në Qafë Botë esktremisti grek Karathanos: Më thonë s’ke dokumentat, dua të shkoj në Memorialin e Kacifas

25 Tetor 2019, 17:17 Nga DOSJA
Ndalohet në Qafë Botë esktremisti grek Karathanos: Më

TIRANË– Ekstremisti grek Babis Karathanos është ndaluar në Qafë Botë nga polici shqiptare.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Karathanos, që një vit më parë është shpallur “non grata” nga Ministria e Drejtësisë, është ndaluar në kufi.

Vetë ekstremisti grek bën me dije se është nisur për të shkuar në ceremoninë përkujtimore për 1-vjetorin e vdekjes së Kostandin Katsifas, i cili u vra nga  nga RENEA, pasi sulmoi me armë policinë, por është ndaluar në kufi të Shqipërisë ku i kanë thënë se ka mungesë dokumentacioni.

“Pas disa orësh të shpenzuar në kufirin e Greqisë me Shqipërinë duke u përpjekur për të arritur në Vularat për të marrë pjesë në memorialin e Kostandin Kacifas, ata më dhanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri.  Sigurisht, me këto dokumente të njëjta udhëtimi që shpesh udhëtoj në Evropë.

Por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e saj me justifikime qesharake, uroj të kem një takim me Kryeministrin grek. Ai gjithashtu dëshiron që vendi i tij të bashkohet me familjen europiane. Ndërkohë në bazë të përditshme, po terrorizon pakicën kombëtare greke të Epirit të Veriut. Por le të dijë se grekët nuk luftojnë grekët dhe terrorizmi i tij nuk do të kalojë,”- shprehet Karathanos.

Kjo gjë shihet edhe në foton e siguruar nga Dosja.al, ku shihet se arsyeja e ndalimit të Karathanos është mungesa e dokumentacionit.

Ndërkohë gazetari Artan Hoxha bëri me dije se emri i Karathanos nuk rezulton në listën e personave të shpallur “non grata”.

Pak ditë më parë Babis Karathanos, iu bëri thirrje 16 shoqatave të minoritetit grek, që më 26 tetor të jenë sa më shumë grekë prezent në Shqipëri.

Ministria e Brendshme e shpalli Karathanos nëntorin e një viti më parë “non grata” dhe i ndaloi hyrjen në territorin shqiptar bashkë me 54 shtetas grekë, të cilët morën pjesë në ceremoninë mortore të Kostandin Kacifas.

Karathanos u arrestua në Bularat pasi organizoi një turmë të ardhur nga Greqia me autobusë për në ceremoninë e Konstandinos Kaçifas, të bllokonte për rreth 10 minuta, aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë,

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje. 

Ndërkohë nesër mbahet ceremonia e 1-vjetorit të vdekjes së Kacifas. Forcat e Anti-terrorit dhe ato speciale RENEA e FNSH kanë zbarkuar në Gjirokastër për të siguruar rendin publik duke shmangur incidentet apo sjelljet provokuese të ekstremistëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 vjetori i vdekjes se kacifas ndalohet ne kufi karathanos 1 vjetori i vdekjes se kacifas ndalohet ne kufi karathanos

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2019, 14:44

DURRËS- Policia ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që është zhvilluar sot në Durrës. Në një njoftim për median, bëhet me dije se janë shoqëruar 23...