Aktualitet

“Rrëmbeni armët”, nëna e Kacifas thirrje për luftë. Familjarët përzënë gazetarët shqiptarë: Na urreni, qërohuni

26 Tetor 2019, 05:54 Nga DOSJA
“Rrëmbeni armët”, nëna e Kacifas thirrje për

GJIROKASTËR- Është zhvilluar sot paradite në bularat ceremonia përkujtimore për 1-vjetorin e vrasjes së Kostandino Kacifas nga forcat RENEA. I gjithë fshati Bularat ishte mbushur me njerëz të ardhur nga greqia dhe me flamuj grek që vlaviteshin kudo. Ceremonia është zhvilluar e qetë, por pati një incident pasi gazetarët shqiptarë nuk u lejuan që të shkonin në varreza aty ku po zhvillohej dhe ceremonia.

Kanë qenë familjarët e Kacifas ata që kanë ndaluar gazetarët duke u thënë se nuk i doni, pasi i urrenin. Një prej tyre u tha gazetarëve që të largohen dhe i bëri fajtor për vrasjen e Kostandino Kacifas. Pas këtij incidenti ka folur dhe kreu i OMONIA-s, Fredi Beleri, i cili dha deklarata kontradiktore për mediat greke dhe ato shqiptare. Për mediat greke ai u shpreh se minoriteti është nën terror, ndërsa për shqiptaret u shpreh se ndiheshim shumë të sigurtë.

Ndërkohë gjatë ceremonisë përkujtimore, nëna e Kacifas mbi varrin e të birit ka bërë deklarata të forta, pasi tha se ka ardhur koha për luftë. Ajo u shpreh se të gjithë duhet të rrëmbejnë armë dhe të vrasin shqiptarët, pasi i bën fajtor për vdekjen e të birit.

Më herët Policia kishte blinduar të gjithë fshatin dhe në mëngjes ndaloi 10 persona, pasi tre prej tyre ishin shpallur “non grata” ndërsa 7 të tjerë nuk përmbushnin rregullat e udhëtimit. Ndërkohë bëhet me dije se një autobuz me 20 persona ka hyrë në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në përkujtimoren e Kostandio Kacifas.

Pak ditë më parë Babis Karathanos, ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri iu ka bërë thirrje  16 shoqatave të minoritetit grek, që më 26 tetor të jenë sa më shumë grekë prezent në Shqipëri. Por dhe pse ka bërë këto thirrje Karathanos nuk ka mundur të udhëtojë drejt Shqipërisë pasi është ndaluar në Kakavijë. Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 vjetori i vdekjes se kacifas ceremoni per kostandin katsifas kostandino kacifas ndalon 10 persona ne kakavije nena e kacifas 1 vjetori i vdekjes se kacifas ceremoni per kostandin katsifas kostandino kacifas ndalon 10 persona ne kakavije nena e kacifas

Sondazh

Poll