Aktualitet

Policia aksion blic në Elbasan, 60 efektivë bastisin dy biznese, njëri u mbyll derën

25 Tetor 2019, 18:18 Nga DOSJA
Policia aksion blic në Elbasan, 60 efektivë bastisin dy biznese,

ELBASAN– Policia ka zbarkuar në qytetin e Elbasanit për një operacion blic në lagjen “Sule Paprri”.

Burime zytare bëjnë me dije për Dosja.al se 10 makina policie me 60 efektivë kanë mbërritur në Elbasan duke bastisur dy biznese. Njëri prej tyre mësohet të jetë polici private.

Të njëjtat burime shprehen se njëri nga bizneset që ishte në synim për t’u kontrolluar nuk i është përgjigjur policisë duke mbyllur dyert.

Një ditë më parë u sekuestrua një arsenal armësh në afërsi të fshatit Godolesh në Elbasan. 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore u gjetën në një zonë të thellë në afërsi të Elbasanit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bastisen dy biznese ne elbasan elbasan bastisen dy biznese ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll