Sport

Mourinho: “Do të punoj patjetër një ditë në Arabinë Saudite!”

Trajneri portugez, i famshmi Jose Mourinho, i ftuar në televizionin egjiptian tha se pret të punojë në Arabinë Saudite në vitet e ardhshme.

7 Tetor 2023, 16:40 Nga DOSJA
Mourinho: “Do të punoj patjetër një ditë në

ITALI - Ai ka thënë për stacionin “MBC Egypt TV”, pronarët e të cilit janë sauditët, se është vetëm çështje kohe se kur do të marrin disa prej klubeve në Arabinë Saudite. Bashkatdhetari i tij Cristiano Ronaldo ishte i pari që ndërmori një hap të tillë, ai u transferua në Al-Nassr për para të pabesueshme dhe Mourinho, thotë ai, do të merrte atë rrugë në një moment të ardhshëm.

“Patjetër që do të shkoj në Arabinë Saudite në kohën time të lirë, por jam i bindur se një ditë do të punoj atje. Nuk e di kur, por jam shumë i sigurt që do të ndodhë”, ka thënë Mourinho .

Trajneri portugez po kalon një periudhë të turbullt në Romë për shkak se skuadra ngec në fillim të sezonit të ri. “Për momentin i jam përkushtuar Romës dhe dua t'i jap maksimumin klubit deri në ditën e fundit. Askush nuk e di se çfarë do të sjellë e nesërmja, por patjetër që një ditë do të punoj në Arabinë Saudite”, ka përsëritur ai dëshirën e tij .

Jo shumë kohë më parë, portugezi tha se kishte oferta nga Arabia Saudite këtë verë, por vendosi të qëndrojë në Romë për sezonin e tretë, pasi i solli klubit trofeun e Ligës së Konferencës dhe edicionin e shkuar e çoi në finalen e Europa League. Interesant është fakti se pak ditë më parë Roma ka arritur marrëveshje me partnerët sauditë që logoja e ofertës turistike të Riadit të reklamohet në fanellat e romakëve.

"Dera e Arabisë Saudite është gjithmonë e hapur për mua, unë dua ta bëj futbollin atje të përparojë edhe më shumë. Cristiano shkoi atje dhe u dha njerëzve një perspektivë krejtësisht të re për futbollin atje. Njerëzit menduan se do të ishte një shfaqje e vetme me të atje, por ata e kuptuan gjatë verës se atje gjithçka po ndryshon, nuk vijnë më vetëm lojtarët në fund të karrierës së tyre, por lojtarët që janë në kulmin e tyre, sepse liga atje tani është e mirë, më e mirë se më parë dhe do të jetë e barabartë, gjithnjë e më mirë”, shtoi Moutinho, i cili, padyshim, e sheh veten si pjesë e një projekti megaloman të drejtuar nga sauditët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll