Sport

Partnerja e tij, Bruna Bincardi lindi, ylli brazilian Neymar bëhet baba me një vajzë…

Bruna Biancardi, partnerja e Neymar, solli në jetë një vajzë të shëndetshme të premten (6/10), me yllin brazilian, që tani bëhet me fëmijën e tij të dytë.

7 Tetor 2023, 11:30 Nga DOSJA
Partnerja e tij, Bruna Bincardi lindi, ylli brazilian Neymar bëhet baba me

BRAZIL - Neymar dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi, janë në një det lumturie, pasi “Mundo Deportivo” raporton, se ata tani kanë fëmijën e tyre të parë, një vajzë të shëndetshme.

Modelja lindi mëngjesin e së premtes (6/10), ku ylli brazilian mungonte, pasi ishte në Arabinë Saudite.

Në lidhjen e çiftit ishin shfaqur retë e para, siç raportonin herë pas here mediat. Sulmuesi ndërkombëtar brazilian, i cili së fundmi u transferua në Arabinë Saudite, duket se ka qenë edhe në marrëdhënie të tjera spontane dhe i ka kërkuar falje publike Brunës.

Në fakt, shtatorin e kaluar, pasi në internet u publikuan video të futbollistit dhe një gruaje tjetër në një klub nate, Bruna postoi përmes postimit të saj duke shprehur zhgënjimin e saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll