Sport

Një emër i harruar, mori një telefonatë nga Nagelsmann…

Mats Hummels do të jetë sërish pjesë e kombëtares së Gjermanisë

7 Tetor 2023, 11:00 Nga DOSJA
Një emër i harruar, mori një telefonatë nga

GJERMANI - Pjesë e “Mannschaft” do të jetë sërish edhe Mats Hummels me eksperiencë, i cili prej më shumë se 2 vitesh nuk luan për kombëtaren gjermane.

Veterani, i cili aktualisht është pjesë e Borussia Dortmundit, ka marrë një thirrje nga trajneri i ri Julian Nagelsmann për ndeshjet e ardhshme kundër SHBA-së më 14 tetor dhe Meksikës, e cila është katër ditë më vonë.

34-vjeçari Hummels u thirr për herë të fundit në Kampionatin Evropian në mesin e vitit 2021. Leon Goretzka nga Bayern Munich, David Raum nga RB Leipzig dhe Bernd Leno nga Fulham, gjithashtu janë kthyer në radhë për Gjermaninë.

Robert Andrich nga Bayer Leverkusen, Kevin Beerens nga Union Berlin dhe Chris Fürich nga Shtutgarti morën thirrjet e tyre debutuese. Emred Can i Borussia Dortmundit dhe Nico Schlotterback janë lënë jashtë, ashtu si edhe Matthias Gunther i Freiburgut.

Skuadra e Julian Nagelsmann nuk mori pjesë në kualifikueset evropiane, pasi Gjermania u kualifikua drejtpërdrejt në finalet e “Euro 2024”, pasi ata do të jenë organizatorë të këtij eventi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll