Sport

Jerome Boateng i është thënë, se për të nuk ka vend te bavarezët e Bayernit...

Jerome Boateng ka kaluar ditët e fundit në stërvitje në “Sabener Strasse”, por u informua nga Thomas Tuchel se nuk do të nënshkruajë kontratë me bavarezët.

7 Tetor 2023, 12:30 Nga DOSJA
Jerome Boateng i është thënë, se për të nuk ka

GJERMANI - U përfol se Jerome Boateng është një hap larg rikthimit në Bayern Munich. Megjithatë, ky kthim nuk do të realizohet. Pasditen e së premtes (6/10), vetë Thomas Tuchel e njoftoi mbrojtësin 35-vjeçar se nuk do të nënshkruajë kontratë me klubin bavarez.

Boateng, së fundmi është duke u stërvitur në “Sabener Strasse”, qendra stërvitore e bavarezëve. Në fakt, trajneri i Bayernit është shprehur i kënaqur me paraqitjen e tij, por edhe me gjendjen fizike dhe ka dashur që çështja të vazhdojë.

Megjithatë, Boateng është shpallur fajtor për rrahjen e partneres të tij dhe drejtuesit e Bayernit kishin frikë nga një reagim i ashpër nga tifozët e klubit. Kështu ata vendosën të mos nënshkruanin me të. Megjithatë, mbrojtësi 35-vjeçar dëshiron të vazhdojë karrierën, ndaj do të jetë në kërkim të ekipit të radhës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll