Sport

Erling Haaland: "Unë jam një zombie, ata janë 'të shokuar' kur unë nuk shënoj"...

Erling Haaland ka folur në një intervistë për “Telegrafin” për marrëdhënien e pabesueshme me portat kundërshtare dhe dëshirën e tij për të thyer rekordin e Alan Shearer, para se të skadojë kontrata e tij me Manchester Cityn.

7 Tetor 2023, 12:00 Nga DOSJA
Erling Haaland: "Unë jam një zombie, ata janë 'të

ANGLI - Erling Haaland tashmë ka 44 gola në Premier League në vetëm 42 paraqitje (1.05 gola për ndeshje) për Manchester Cityn, që nga transferimi i tij në verën e vitit 2022 në “Etihad”. Duke folur për “Telegrafin” ai iu referua Pep Guardiolës, Champions League dhe dashurisë së tij për të shënuar.

Ylli norvegjez, i cili festoi tripletën në vitin e tij të parë me ‘Citizens’, është 216 gola larg nga thyerja e rekordit të Alan Shearer (në 441 ndeshje).

"Sa është kontrata ime? Tre vjet e 10 muaj? Epo, ka ende kohë për ta bërë, jo?",- tha sulmuesi norvegjez, duke shtuar: "Kjo është diçka që nuk mund ta mendosh. Duhet të mendosh për të ardhmen, ndeshjet, sezonin dhe më pas vjen gjithçka. Por nëse do të jem në Angli edhe për 15 vjet, atëherë pse jo? Do të shohim”.

"Njerëzit tani janë më të tronditur kur unë nuk shënoj se sa kur shënoj. Titulli i mediave norvegjeze kur nuk shënoj është: "Nuk ka gola". Është mire dhe nuk ankohem fare. Pra, është pak e pritshme, ndoshta jo aq shumë, por gjithsesi jam unë ai që do ta dërgoj topin në rrjetë.

Unë jam një mumje. Në ndeshjet kur nuk e marr topin, njerëzit më gjykojnë. Mund të bie dhe të prek topin, por thjesht jam duke ecur, duke qëndruar aty, duke kaluar lëvizjet në botën time dhe është e vështirë të shpjegohet. Unë e lë trupin tim dhe bëhem zombie.  Është si të shikosh përreth, të presësh një mundësi. Dhe kur të vijë rasti, e di që duhet të jem gati.

Ndjej sikur kundërshtarët po bëjnë më shumë gjëra për të më penguar, duke më vënë më shumë lojtarë, por nuk e kam problem. Është një sfidë më e madhe dhe pasi ta bëjnë këtë, do të thotë se ka vend diku tjetër për shokët e mi të skuadrës. Kaq e thjeshte. Unë thjesht po përpiqem të bëj punën time dhe të vazhdoj të bëj të njëjtën gjë si sezonin e kaluar.

Kisha thenë se kam ardhur këtu për të fituar Champions League. Ne e bëmë atë. Ne fituam tripletën. Mendoj se ndryshova pak mënyrën se si City luan.

Nuk është e lehtë të punosh me Pep, sepse ai është shumë kërkues. Kam ardhur këtu me një mentalitet pozitiv, me energji pozitive për të vënë qershinë mbi tortë për Manchester Cityn, i cili më parë ka qenë kaq afër fitimit të Champions League për një kohë të gjatë.

Ata e kishin fituar Premier League më parë, kështu që nuk më duhej të bëja shumë atje, megjithëse në fund bëra shumë (36 gola). Erdha këtu për t'u dhënë atyre një shtysë shtesë për të qenë ekipi më i mirë në botë.

Dhe kishte shumë presion. Erdha në një vend të ri, të gjithë sytë ishin mbi mua dhe njerëzit thoshin 'a mund ta bëjë atë në vitin e parë?', 'i duhet kohë' dhe gjëra të tilla, por unë tregova se mund të hyja direkt dhe të dorëzoja dhe kjo është pikërisht atë që bëra. Kishte shumë presion, por më pëlqen”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll