Sport

Ofertë mitike për të drejtën televizive të Serisë A italiane...

Me negociatat mes Lega Serie A dhe transmetuesve italianë të bllokuar, autoriteti organizator i ligës, po shqyrton alternativat.

7 Tetor 2023, 13:30 Nga DOSJA
Ofertë mitike për të drejtën televizive të Serisë

ITALI - Me bisedimet mes Sky dhe DAZN, të cilët kanë të drejtën e mbulimit televiziv të ndeshjeve të Serisë A për periudhën trevjeçare 2021-2024, duke mos shkuar askund pas disa muajsh takimesh dhe kundërpropozimesh nga të dyja palët, autoriteti organizator i ligës italiane po shqyrton të tjetra lëvizje të saj.

Sipas “Bloomberg” dhe “Il Sole 24 Ore”, Oaktree Capital Management po shfaqet si kryesuesi në përpjekjen e Serie A për të nisur shërbimin e vet televiziv për fansat.  Artikulli thotë se "Oaktree u shkroi zyrtarëve të Serisë A këtë javë, duke ofruar një të ashtuquajtur investim minimal të garantuar prej rreth 1 miliardë € (950 milion për të qenë i saktë), si pjesë e një marrëveshjeje shumëvjeçare", për vitin e parë të sipërmarrjes.  Megjithatë, shuma do të reduktohet në mënyrë progresive gjatë 14 viteve të ardhshme të marrëveshjes që ata duan të lidhin.

Zyrtarët e ligës së Serie A kanë mbajtur një takim përfundimtar me DAZN, Sky dhe Mediaset, me raporte nga burime të ndryshme që sugjerojnë, se oferta më e mirë nga tre transmetuesit, do të jetë nën 880 milion €, që është, të paktën, 120 milionë më pak sesa anëtarët e komitetit të Serisë A besojnë se produkti vlen.

Kujtojmë se kontrata ekzistuese televizive mes Serisë A, Sky dhe DAZN, arrin në 910 milionë euro për tre vitet 2021-2024, ku DAZN jep 840 milionë për transmetimin e të gjitha ndeshjeve dhe Sky 70 milionë për transmetimin e tre ndeshjeve në javë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll