Sport

Edhe Falcao “viktimë” e një grabitjeje! Hajdutët hynë në shtëpinë e tij, ndërsa ai po shijonte darkën me familjen jashtë…

Grabitësit hynë në shtëpinë luksoze të Radamel Falcao, teksa ai po shijonte darkën me familjen. Vlera e mallit të vjedhur i kalon 350 mijë euro.

7 Tetor 2023, 14:00 Nga DOSJA
Edhe Falcao “viktimë” e një grabitjeje! Hajdutët

SPANJE - Grabitësit hynë në shtëpinë luksoze të futbollistit të Rayo Vallecano, Radamel Falcao.  Teksa futbollisti kolumbian po shijonte një darkë familjare me partneren dhe fëmijët e tyre, grabitësit shfrytëzuan rastin për të hyrë në shtëpinë e tyre mbrëmjen e së shtunës së kaluar.

Sipas informacioneve, vlera e sendeve të vjedhura i kalon 350 mijë euro. Midis sendeve të vjedhura ishin çanta dore, ora dhe disa bizhuteri. Më herët, në të njëjtën ditë, futbollisti 37-vjeçar shënoi edhe golin e barazimit për ekipin e tij ndaj Mallorca (2-2).

Megjithatë, ngjarja ka ndodhur dhjetë ditë pas grabitjes në shtëpinë e Sergio Ramos, e cila ndodhi teksa brenda në shtëpi ndodheshin katër fëmijët e tij. Policia ka nisur hetimet për të dyja rastet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll