Sport

Lojtarët e Legias, ku është sulmuesi kuqezi Ernest Muçi, të arrestuar pas ndeshjes me Alkmaar, janë kthyer në Poloni…

Legia me anë të një deklarate ka njoftuar se dy lojtarët e arrestuar në Holandë, pas ndeshjes me Alkmaar janë liruar dhe kthyer në Poloni.

7 Tetor 2023, 10:00 Nga DOSJA
Lojtarët e Legias, ku është sulmuesi kuqezi Ernest Muçi,

POLONI - Kaos u krijua pas ndeshjes mes Alkmaar dhe Legia Varshavës, e dyta në grupe të  Conference League. Dy futbollistët e skuadrës polake, Radovan Pankov dhe Joshua janë arrestuar, pas tensionit të krijuar gjatë largimit të vizitorëve.

Siç njoftoi Legia në një postim në rrjetet sociale, të dy lojtarët e Legias u rikthyen në Poloni pasi dje u liruan. Sipas mediave polake ata u liruan pa kusht. Yosue nuk përballet me asnjë akuzë, ndryshe nga Pankov, i cili ndoshta është akuzuar për shkaktimin e dëmtimeve trupore.

Legia është në pritje të dokumenteve zyrtare, për të bërë lëvizjet e radhës. Në skuadrën polake janë tërbuar dhe përmes një konference për shtyp kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë nga kjo çështje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll