Sport

Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares, e mbyll sfidën para kohe, Berisha ruan portën…

Empoli-Udinese ndajnë pikët në takimin e javës së tetë të Serie A. Sfida që rezultoi shumë e luftuar u mbyll me porta të paprekura.

7 Tetor 2023, 08:30 Nga DOSJA

ITALI - Në një barazim, që nuk i vlejti askujt, u mbyll ndeshja Empoli-Udinese. Vendasit e gjetën rrugën drejt rrjetës me Caputon në minutën e 39-të, megjithatë pas verifikimit në VAR, ai gol u anulua për pozicion të parregullt.

Pavarësisht tentativave të vazhdueshme nga të dyja anët, në fund asnjë nuk ia doli të shënojë.

Ndërkohë në minutën e 75-të mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli pësoi një dëmtim në dukje të lehtë, por që e detyroi të lërë fushën e blertë.

Titullar këtë ndeshje ishte edhe portieri i Kombëtares, Etrit Berisha i cili tregoi një formë të mire, duke e ruajtur të paprekur portën e mbrojtur prej tij.

Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares, e mbyll sfidën para kohe,

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0 me Empolin që renditet në vend të 18-të me 4 pikë, teksa Udinese renditet në vend të 17-të me 5 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll