Sport

Juventinët Vlahovic dhe Chiesa, nuk do të jenë të gatshëm për derbin me Torinon...

“Vlahovicin e presim së shpejti, Chiesa kishte një problem të vogël. Nga ekzaminimet rezultoi se nuk kishte dëmtime, por ai kishte ende dhimbje dhe vendosëm ta linim pushim”.

7 Tetor 2023, 07:30 Nga DOSJA
Juventinët Vlahovic dhe Chiesa, nuk do të jenë të

ITALI - Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se sulmuesit Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesa nuk do të luajnë të shtunën (18:00) në derbin e qytetit kundër Torinos. “Vlahovic dhe Chiesa nuk do të jenë në skuadër. Por skuadra është mirë pa ta”,- tha italiani në konferencën e tij për shtyp.

“Nuk do ta ndryshojmë skemën, me lojtarët në dispozicion kemi mundësi të mjaftueshme. Vlahovicin e presim së shpejti, Chiesa kishte një problem të vogël. Nga ekzaminimet rezultoi se nuk kishte dëmtime, por ai kishte ende dhimbje dhe vendosëm ta linim pushim. 

Duhet të luajmë me lojtarë që janë në gjendje optimale. Nesër do të luajmë derbin me shumë entuziazëm dhe vullnet. Duhet të bëjmë më mirë se loja në Bergamo, të paktën teknikisht”,- tha Allegri, duke bërë një krahasim me barazimin 0-0 me Atalantën.

 “Do të jetë e vështirë me Torinon, i cili është një ekip i zemëruar. Juric arrin të zhvillojë shumë lojtarët e tij”,- shtoi ai. “Kush do të shënojë? Kemi Keane, Milik, Yildiz, në mes është Rabiot, i cili shënon, Fagioli, Miretti që po ashtu kanë nisur të shënojnë. Mbrojtësit tanë janë gjithashtu të rrezikshëm në situata statike. Gjëja më e rëndësishme është të performojmë mirë. Keane është mirë dhe do të luajmë sot”,- përfundoi Massimiliano Allegri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll