Sport

Edi Rama përkrah Princit të Kurorës së Arabisë Saudite: “Arabia do të na mahnisë me Botërorin e 2034-s. Jemi me ta!”

Megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket kandidaturave, përvec Arabisë Saudite, ndërkohë që afati i fundit i dorëzimit të tyre është 31 tetori i këtij viti.

6 Tetor 2023, 22:10 Nga DOSJA

Edi Rama përkrah Princit të Kurorës së Arabisë Saudite:

TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të madh për botën e futbollit në mbarë Botën, duke dalë hapur për qëndrimin e Shqipërisë ndaj kandidaturave për kampionatet botërore të futbollit.

Pas Katarit që u zhvilluar në dimrin e shkuar, tashmë është Arabia Saudite një tjetër kandidaturë e fortë për të zhvilluar aktivitetin më të madh futbollistik në planet.

Bëhet fjalë për Botërorin e vitit 2034, për të cilin Arabia Saudite ka një kandidaturë, duke u tërhequr nga kandidatura në bashkëpunim me Greqinë dhe Egjipitin për Botërorin e 2030-s dhe ka nxjerrë një të veten për Botërorin e vitit 2034.

Në garë për këtë Botëror do të jenë edhe vendet jugore aziatike, Australia në bashkëpunim me Zelandën e Re dhe Uzbekistani me Kazakistanin.

Megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket kandidaturave, përvec Arabisë Saudite, ndërkohë që afati i fundit i dorëzimit të tyre është 31 tetori i këtij viti.

Ndërkohë që ende nuk është e qartë se cilat do të jenë të gjitha kandidaturat, Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Twitter, një mbështetje të hapur për kandidaturën e Arabisë Saudite për Botërorin e vitit 2034, në mbështetje edhe të plotë të Princit të saj të Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud.

Mesazhi i kryeministrit Edi Rama!

Shqipëria do të mbështesë me kënaqësi kandidaturën për Kupën e Botës #Saudi2034. Jam i bindur që KSA “Emiratet e Bashkuara Arabe)do të mahnisin jo vetëm mbi 3.5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më popullor në planet, e cila do të vijë pas zbatimit të #Vision2030 nën udhëheqjen e madhe të Princi i saj i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud.

Edi Rama përkrah Princit të Kurorës së Arabisë Saudite:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll