Sport

Historia e rrallë! Ibrahimovic i dha vetëm një shans bashkëshortes për t'u martuar, ajo e refuzoi...

Futbollisti i njohur suedez Zlatan Ibrahimovic është me fat në dashuri, por nuk do të martohet kurrë me Helenën, me të cilën ka dy djem.

6 Tetor 2023, 21:53 Nga DOSJA

Historia e rrallë! Ibrahimovic i dha vetëm një shans

ANGLI - Futbollisti kontrovers suedez me origjinë boshnjake, Zlatan Ibrahimović, ishte i ftuar në emisionin “Pa censurë” të gazetarit britanik Piers Morgan dhe me atë rast zbuloi disa detaje të panjohura deri më tani nga jeta e tij. Ai foli për karrierën e tij, temat e futbollit dhe gjithçka që ka kaluar në jetë, si dhe intimitetin - vetëm atëherë zbuloi se gruaja që do më shumë, refuzoi të martohej me të!

Edhe pse prej vitesh ai është i dashuruar me bukuroshen 11-vite më të madhe Helena Seger , ajo rrallë shfaqet në publik. Ish-modelja, tash aktorja dhe biznesmenja e njohur në Skandinavi, ka luftuar gjatë gjithë jetës që të mos bëhet “gruaja e një futbollistit”, kështu që “JO”-ja e saj ishte normale për të kur Ibrahimović vendosi t’i propozonte! 

Unë i thashë 'Pas 20 vitesh, ti e meriton të martohesh me mua'. Ajo tha 'Jo, nuk kam nevojë të martohem me ty që të jem me ty'. Ajo është e fortë, shumë e fortë. Mendoj se është mirë, sepse nëse e bën këtë, do të kesh më shumë respekt nga unë, sepse nuk kam pse të fitoj gjatë gjithë kohës”, -  tha Ibrahimovic dhe zbuloi nëse do t'i propozonte përsëri Helenës: "Jo. Ajo kishte një shans, nuk do ta ketë, një shans tjetër. Por ajo ka dy djem nga unë, kështu që është edhe më e madhe se të jesh e martuar. "

Zlatan dhe Helena kanë dy djem, por as kaq nuk mjaftoi për të ndryshuar të futbollistin e njohur. Ajo donte të ruante reputacionin e saj dhe të mbrohej nga epitetet e ndryshme që do t'i jepeshin nëse do të martohej me një nga sulmuesit më të mirë të brezit të saj në botë. Edhe pasi është tëhequr nga futbolli ai nuk dëshiron që ata të martohen.

Në një kohë, Helena tregoi edhe pse nuk vendosi të martohej me Zlatan Ibrahimović, edhe pse ata u takuan në vitin 2002. "Martesa mund të më shqetësojë ndjenjën time të pavarësisë. Nuk dua që njerëzit të më etiketojnë vetëm si gruaja e një futbollisti ose fituese e një konkursi bukurie. Nuk mendoj se njerëzit e dinë se sa kam studiuar, punuar dhe luftuar," Helena. përfundoi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll