Aktualitet

Operacion i befasishëm në Portin e Durrësit, 23 të ndaluar, dështojnë informatat për drogë në konteiner (VD)

25 Tetor 2019, 10:09 Nga DOSJA

DURRËS– Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat Operacionale, Reparti Shqiponja, Policia e Rendit dhe efektivë të Policisë së Durrësit, kanë  zhvilluar një operacion të befasishëm në portin e qytetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka patur informacione për drogë të fshehur në konteinerë, armë dhe mallra kontrabandë.

Policia ka kryer një sërë kontrollesh blic, ndërkohë që dyshimet kryesore janë se ka patur drogë të fshehur në 2 konteinerë. 23 persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e ndalimit të tyre.

Operacioni në Durrës vjen një muaj pas kapjes së 137 kilogramë kokainë të fshehur mes bananeve në Portin e Durrësit. Më 27 shtator, në Portin e Durrësit, u kapën  4 konteinerë me banane dhe në brendësi të tyre u gjetën 137 kilogramë kokainë.

 

Konteinerët janë zbuluar në Pire, aty ku policia greke ka gjetur drogën e nisur nga Ekuadori. Në 4 konteinerët me destinacion Shqipërinë, policia ka patur të dhëna se në tabanin e dyshemesë së tyre ka patur kokainë. Për sasinë e drogës, janë të arrestuar Ardian Bega dhe Altin Myslimhaka ndërsa në kërkim është shpallur biznesmeni Gentian Malindi. Ardian Bega, 53 vjeç oficer i Sigurisë në Portin e Durrësit dhe Altin Myslimhaka, 35 vjeç, pastrues në anijen e peshkimit “Eniëay” janë të akuzuar si pritës të drogës në  konteinerët me kokainë që janë gjetur në portin e Durrësit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kokaine ne durres operacion ne durres kokaine ne durres operacion ne durres

Sondazh

Poll