Aktualitet

Tensione në Orikum! IMKT aksion për prishjen e banesave, përplasje me banorët: Ikni o robqi*a, i kemi me lekë balli jo drog

25 Tetor 2019, 09:28 Nga DOSJA
Tensione në Orikum! IMKT aksion për prishjen e banesave,

VLORË– Tensione në Vlorë! Banorët e Radhimës, Orikumit dhe Dukatit kanë dalë në protestë kundër aksionit për shembjen e objekteve përgjatë bregdetit. Ata kanë tentuar të pengojnë ndërhyrjen e mjeteve që do bëjnë edhe shembjen e banesave.

Gjithë protesta ka vijuar për thuajse një orë në mënyrë paqësore, gjë e cila ka marrë fund sapo mjetet e IKMT-së kanë mbërritur në zonë.  Banorët kanë nisur që të përplasen me mjetet ndërtuese duke e qëlluar me gurë deri në ndërhyrjen e Policisë.

“Largohu se do të të djegim fadromën. Fadromat mos të rikthehem më. O robqi*a do t’ju vrasim? Ikni që këtu. Për ça vini këtu?! I kemi me lek të ballin jo me drogë e hashash,”-dëgjoheshin teksa thoshin banorët.

Një nga banorët shprehet se: Shumica është në proces legalizimi. Të shprojësojnë edhe ato që kanë 30 vjet edhe ata që nuk kanë lidhje fare.

Sipas banorëve, disa prej shtëpive të tyre janë shembur dhe asnjë prej përfaqësuesve të Bashkisë nuk i ka takuar për t’i prezantuar planin apo edhe për të folur për dëmshpërblimet. 

Rruga për të cilën protestojnë banorët është vazhdimi i projektit të Lungomares deri në Radhimë, por kërkon prishjen e disa objekteve përgjatë bregdetit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksi lungomare-radhime protesta ne vlore vlore aksi lungomare-radhime protesta ne vlore vlore

Sondazh

Poll