Sport

Barcelona dhe Real Madrid do të nisin "luftën", për anësorin Leroy Sane...

Gjigantët spanjollë do të hyjnë në betejë për nënshkrimin e 27-vjeçarit gjerman

6 Tetor 2023, 11:00 Nga DOSJA
Barcelona dhe Real Madrid do të nisin "luftën", për

GJERMANI - Sipas informacioneve nga botimi autoritar “Bild”, Leroy Sane është një figurë e njohur në tregun e transferimeve. 

27-vjeçari gjerman nuk ka nënshkruar ende një kontratë të re me Bayern Munich, ndërkohë që ajo aktuale skadon në pak më shumë se 18 muaj. Kësisoj, Barcelona dhe Real Madrid janë ndër klubet që po monitorojnë situatën e tij te bavarezët.

Leroy Sane ka bërë progres gradual që kur iu bashkua Bayern Munich nga Manchester City në korrik 2020. Ndërkombëtari gjerman është kthyer në atdheun e tij pas një periudhe të frytshme në Premier League. 

Por ai nuk ka qenë zgjedhja e parë e padiskutueshme për sulmin e Bayern Munich gjatë tre viteve të fundit. Megjithatë, Sane e ka nisur mirë sezonin 2023/24, duke arritur të shënojë gjashtë gola në dhjetë ndeshje deri më tani.

Ndërkohë 27-vjeçari është kthyer në një figurë kyçe për kombëtaren gjermane. Sane do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Bayernin verën e ardhshme. Dhe situata nuk kaloi pa u vënë re, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve të La Liga-s: Barcelona dhe Real Madrid. 

Raportet e fundit kanë lidhur gjithashtu ish-sulmuesin e Manchester Cityt me Liverpool-in, të cilët e shohin atë si një zëvendësues ideal për Mohamed Salah nëse sulmuesi egjiptian transferohet në Arabinë Saudite.

Barcelona mund të ketë nevojë për një anësor të ri në afatin kalimtar të verës 2024, mes pasigurisë që rrethon të ardhmen e Ferran Torres. Te Reali, megjithatë, ata nuk kanë një bollëk opsionesh sulmuese. Vinicius Junior dhe Rodrigo Goes janë opsionet e vetme në krahë. Interesimi i dy gjigantëve spanjolë për Sane është i kuptueshëm dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll