Sport

BEFASI! Leo Messi thirret në kombëtaren e Argjentinës, pavarësisht dëmtimit…

I konsideruar i dëmtuar nga klubi i tij, Inter Miami, Lionel Messi është ende i përfshirë në kombëtaren e Argjentinës të zbuluar të enjten.

6 Tetor 2023, 09:00 Nga DOSJA
BEFASI! Leo Messi thirret në kombëtaren e Argjentinës,

ARGJENTINE - Lionel Messi është i pranishëm në listën e lojtarëve të thirrur për në kombëtaren e Argjentinës, e zbuluar të enjten, për ndeshjet e radhës kualifikuese për Botërorin 2026 në zonën e Amerikës së Jugut, ndërsa konsiderohet i dëmtuar nga klubi i tij, Inter Miami.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk mori pjesë në humbjen e ekipit të tij kundër Chicago Fire (1-4) të enjten për shkak të problemeve fizike. I rikthyer nga kombëtarja në fillim të shtatorit me “lodhje muskulore”, sipas trajnerit të tij Gerardo Martino.

36-vjeçari kampion i botës ka luajtur vetëm për 37 minuta, kundër Torontos më 20 shtator, ndërsa ka munguar në pesë ndeshjet e humbura së fundi të klubit të tij të ri. Martino thotë se ai është veçanërisht i shqetësuar nga një dëmtim i vjetër në këmbën e djathtë të Messit.

Argjentina pret Paraguajin më 12 tetor dhe do të udhëtojë në Peru pesë ditë më vonë në kualifikueset e Konfederatës së Amerikës së Jugut (Conmebol).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll