Sport

Sykvinho vazhdon zbulimet e tij, një tjetër emër i ri për sulmin për ndeshjen me Çekinë!

22-vjeçari që kaloi këtë verë në elitën italiane nga skuadra e dytë e Bayern Munich, ka fituar minuta dhe është aktivizuar në gjashtë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Serie A, dy prej të cilave i ka nisur si titullar (ato ndaj Napolit dhe Romës).

6 Tetor 2023, 08:02 Nga DOSJA
Sykvinho vazhdon zbulimet e tij, një tjetër emër i ri për

TIRANE - Më datë 12 tetor, Shqipëria luan një finale të vërtetë në "Air Albania" aty ku pret Çekinë. Një fitore do t’i afronte edhe më shumë kuqezinjtë me Europianin e vitit 2024 që zhvillohet në Gjermani. Trajneri Sylvinho pritet që gjatë ditës së premte të zyrtarizojë listën me lojtarët e grumbulluar për këtë ndeshje ndërsa nuk mungojnë risitë.

Një i tillë konsiderohet padyshim grumbullimi i sulmuesit që aktivizohet në Serie A me Frosinonen, Marvin Çuni. 22-vjeçari që kaloi këtë verë në elitën italiane nga skuadra e dytë e Bayern Munich, ka fituar minuta dhe është aktivizuar në gjashtë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Serie A, dy prej të cilave i ka nisur si titullar (ato ndaj Napolit dhe Romës).

Çuni bëhet për herë të parë pjesë e ngjyrave kuqezi ndërsa do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Sylvinho në repartin ofensiv. Ndërkohë, pritet që në këtë grumbullim të rikthehet edhe Armando Broja, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe në ndeshjen e fundit me Chelsean gjeti edhe rrugën e rrjetës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll