Sport

Emrat e harruar, marrin një ftesë nga Deschamps për në kombëtaren e Francës...

Në radhët e “gjelave” janë rikthyer Jonathan Kloss dhe Ibrahima Konate.

6 Tetor 2023, 10:00 Nga DOSJA
Emrat e harruar, marrin një ftesë nga Deschamps për në

FRANCE - Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka publikuar listen e skuadrës së tij prej 23 lojtarësh për ndeshjen kualifikuese evropiane kundër Holandës, më 13 tetor dhe për ndeshjen sparring kundër Skocisë 4 ditë më vonë.

Dy lojtarë janë rikthyer në skuadër ‘Blu’. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të Olympique Marseille, Jonathan Kloss, i cili u largua nga skuadra e zgjeruar për Botërorin e Katarit në fund të vitit 2022 dhe Ibrahima Konate.

Megjithatë, Axel Disassi nga Chelsea dhe qendërmbrojtësi Jean-Clair Todibo nga Nice mbetën përsëri jashtë listës së trajnerit Deschamps.

“Mbappe nuk është në gjendjen e tij më të mirë, gjë që shihet nga rezultatet e skuadrës së tij. Por Kylian ndikon shumë në ekip. Nuk jam i shqetësuar për të, pasi ka gjithmonë dëshirën dhe shpirtin e një konkurrenti. Edhe kur i bën gjërat mirë, dëshiron t'i bëjë ato edhe më mirë”,- tha Deschamps në konferencën për shtyp, duke bërë të ditur skuadrën për ndeshjet e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll